Robert Lewandwoski pritet të jetë futbollisti i radhës që do të largohet nga Evropa për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të martën se shumë skuadra saudite tashmë kanë shprehur interesim për Lewandowskin, duke bërë oferta zyrtare për shërbimet e polakut.
Mësohet se një prej skuadrave saudite që po insiston në transferimin e Lewandowskit, është Al Abha. Madje, thuhet se kjo skuadër ka bërë ofertë zyrtare për reprezentuesin e Polonisë. Al Abha ka ofruar 150 milionë euro për transferimin e Lewandowskit në afatin kalimtar të janarit.
34-vjeçari ka 6 gola e 4 asistime këtë edicion, ndërsa me skuadrën e Barcelonës ka kontratë deri në vitin 2026.