Klube të elitës së Arabisë Saudite nuk kanë hequr dorë nga transferimi i sulmuesit polak të Barcelonës, Robert Lewandowski. Kështu ka raportuar gazeta spanjolle “Sport” të martën.
Klubet saudite mësohet se janë të gatshme t’i shpenzojmë 50 milionë euro për ta bindur Lewandowskin dhe Barcelonën.
Ai mund të bëhet lojtari i radhës i madh që u bashkohet yjeve si Ronaldo, Neymar, Sadio Mane, Karim Benzema në kampionatin saudit. Siç shkruajnë në Spanjë, 35-vjeçari është larg pritjeve të drejtuesve të Barcelonës. Ai ka shënuar 17 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual. Ka pasur po ashtu gjashtë asistime.