Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski dëshmohet si makineri e golave, me “hat-trickun” e 15-të në Bundesligë

Robert Lewandowski sapo ka mbushur 33 vjet, por makineria e golave të Bayern Munichut nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi pas “hat-trickut” të tij të fundit në Bundesligë.

Lewandowski tani ka shënuar tre ose më shumë gola në 15 ndeshje të ligës gjermane, pasi shënoi një tjetër “hat-trick” në fitoren e thellë të Bayernit 5:0 ndaj Herthës së Berlinit. Majin e kaluar, sulmuesi i Polonisë theu rekordin 49-vjeçar të Gerd Muellerit, duke shënuar 41 gola në një sezon të Bundesligës.

Këtë sezon Lewandowski ka filluar nga aty ku e la, pasi ka shënuar pesë gola në tri ndeshje kampionale. Të shtunën ai kaloi shifrën e 300 golave ​​për Bayernin, megjithatë, oreksi i tij për të shënuar nuk tregon asnjë shenjë ngadalësimi. E për këtë ritëm Lewandowski është përgëzuar edhe nga trajneri Julian Nagelsmann.

“Ai ka arritur kaq shumë vitet e fundit dhe ende ka një uri të tillë. Ajo që e bën atë të veçantë është larmia e finalizimit të tij. Kur e shihni fuqinë e tij në ajër - ai është i dëshpëruar për të shënuar gola”, tha Nagelsmann.

Pasi Thomas Mueller i dha Bayernit epërsinë në “Allianz Arena”, Lewandowski shënoi dy herë me kokë dhe një herë më këmbë për ta kompletuar “hat-trickun” e tij. Në fakt, Lewandowski mund ta kishte përfunduar ndeshjen me katër gola, pasi qëllimisht e la topin të rrokullisej tek Muelleri, i cili e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e gjashtë të takimit. Po ashtu, edhe Mueller nuk hezitoi për ta vlerësuar gjestin e madh të Lewandowskit, i cili nuk u tregua aspak vetjak në atë situatë.

Edhe Lewandowski kthehet në Muenchen me synim për ta mposhtur Bayernin Sport Lewandowski kthehet në Muenchen me synim për ta mposhtur Bayernin

“Ai tani lëshon topa në zonën e penalltisë për dikë në një pozitë më të mirë. Unë e lavdërova atë në pjesën e parë dhe ne u pajtuam që ai është në nivelin tjetër. Ai e kupton që nëse nuk tregohet egoist, prapë merr pasime nga ne dhe shënon golat e tij”, tha Mueller.

Me afrimin e fundit të karrierës së tij, Lewandowskit i kanë mbetur shumë pak suksese për t’i arritur.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve me Bayernin në sezonin 2019/20, u zgjodh lojtari më i mirë i FIFA-s për vitin 2020, dhe më në fund kapi rekordin e Gerd Muellerit për golat e një sezoni në Bundesligë. Mirëpo Lewandowski insiston se nuk i interesojnë aspak rekordet.

“Unë nuk mendoj për rekordet, unë jam i përqendruar vetëm në detyrën time çdo lojë. Nëse vendos një rekord apo diçka tjetër, nuk është e rëndësishme për mua. Gjëja e rëndësishme është që skuadra të luajë mirë dhe atëherë unë përfitoj nga kjo”, ka thënë Lewandowski.

Golat e tij shpesh e çojnë në fitimin e trofeve. Që kur iu bashkua Bayernit në vitin 2014, Lewandowski ka fituar shtatë tituj kampioni në Bundesligë, për t’i shtuar edhe dy që i fitoi me Borussia Dortmundin. Këtë vit golat e tij mund t’ia japin Bayernit titullin e dhjetë rresht në Bundesligë. Ai është i njohur për një regjim të rreptë të përgatitjes fizike, vëmendje ndaj ushqyerjes dhe dëshirës për t’u përmirësuar.

Edhe Sulmuesit e Bundesligës synojnë “topin” e lakmuar të Lewandowskit Sport Sulmuesit e Bundesligës synojnë “topin” e lakmuar të Lewandowskit

Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij dhe është fituesi më i madh i Bayernit, me një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në vit. Lewandowski ka qenë prej kohësh një objektiv për klubet e tjera kryesore të Evropës. Ka raporte se agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi, ka pyetur nëse Paris Saint-Germaini dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin. Por shokët e tij të skuadrës në Bayern e dinë se çfarë cilësie e kanë në ekip me Lewandowskin.

“Ai shënoi tre gola ndaj Herthas, natyrisht, ka shumë lojtarë të mirë në Bundesliga të cilëve u duhen vite për të shënuar një ‘hat-trick’. Sulmi ynë është i kompletuar me Lewan”, këmbënguli Mueller.