Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lewandowski kthehet në Muenchen me synim për ta mposhtur Bayernin

Sulmuesi Robert Lewandowski nuk ka pritur që të përballet me ish-ekipin e tij kaq shpejt, në start të sezonit. Pasi u largua nga Bayerni në verë për t’iu bashkuar Barcelonës, polaku kthehet në Muenchen me fanellën e ekipit spanjoll dhe si rreziku më i madh për bavarezët.

Bayerni dhe Barcelona përballen të martën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Ligës së Kampionëve. Ndeshja nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”, të cilin Lewandowski e njeh shumë mirë.

Te Bayerni e kanë parasysh se Lewandowski është kërcënimi më i madh për portën e Manuel Neuerit, duke pasur parasysh formën e tij të mirë që e ka treguar këtë edicion te Barcelona. Në fakt, ai është në top-formë te Barça pasi ka shënuar gjashtë gola në pesë paraqitje në La Liga. Në total, 34-vjeçari ka shënuar nëntë gola për Barcelonën në të gjitha garat, përfshirë edhe “hat-trickun” javën e shkuar në Champions, në fitoren 5:2 ndaj Viktoria Plzenit. Fitore në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve realizoi edhe Bayerni, që mposhti 2:0 Interin. Të dy ekipet kanë nga tri pikë dhe futen në derbin e kësaj xhiroje me synimin për të fituar.

“Natyrisht, do të na duhet pak kohë të mësohemi të luajmë pa Lewandowskin, i cili ka bërë histori me Bayernin. Ne duam ta ndalim atë dhe mos të lëmë të përfshihet në aksione para portës tonë për shkak se i kemi parasysh aftësitë e tij. Ai është top-sulmues dhe rreziku më i madh për ne”, ka thënë sulmuesi i Bayernit, Thomas Mueller, në një konferencë për shtyp të hënën. “E kemi parasysh startin e mirë të Barcelonës dhe presim një ndeshje të fortë. Ne duam të fitojmë ndeshjen, pasi të tubojmë gjashtë pikë në dy ndeshjet e para do të thotë se kemi bërë një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër të kësaj gare”.

Përballja me Bayernin do të jetë e veçantë për Lewandowskin. Gjatë tetë edicioneve Lewandowski regjistroi 375 paraqitje në të gjitha garat dhe theu të gjitha rekordet e golave në Gjermani. Ai vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e Bayernit. Prej vitit 2014, kur i ishte bashkuar Bayernit si lojtar i lirë, polaku shënoi 344 gola. Krahas tetë titujve të kampionit të Bundesligës ai me bavarezët ka fituar edhe katër kupa e gjashtë Superkupa të Gjermanisë, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Edhe Haaland, lojtari që i mungon Bayernit Sport Haaland, lojtari që i mungon Bayernit

Për shkak të kontributit të madh në sukseset e Bayernit gjatë kësaj periudhe, trajneri i bavarezëve, Julian Nagelsmann, pret që tifozët gjermanë t’i bëjnë një pritje të ngrohtë Lewandowskit.

“Kjo është normale për një lojtar që kthehet pasi dha aq shumë për klubin. Ai ishte anëtar i rëndësishëm i familjes së Bayernit. Me padurim pres ta shoh dhe i dëshiroj gjithë të mirat”, tha Nagelsmann, i cili pastaj foli për pritshmëritë që ka para duelit me Barçën.

“E njohim Barcelonën. Ka fytyra të reja në ekip, disa prej tyre kanë një rol të rëndësishëm, sikurse Lewandowski dhe jemi të gatshëm për këtë. Do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. Nuk është ndeshje vendimtare, por një test i mirë kundër një ekipi që është përmirësuar shumë. Po ashtu, duam ta fitojmë këtë ndeshje për shkak se e luajmë në shtëpi”.

Për dallim prej Bayernit që ka barazuar në tri ndeshjet e fundit kampionale, Barcelona ka katër fitore rresht në La Liga. Zë vendin e dytë në tabelë me 13 pikë, dy më pak se Real Madridi që i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet kampionale. Bayerni është i treti në Bundesligë me 12 pikë, ndërsa tabelës i prinë Union Berlini me 14 sosh, pas gjashtë xhirove të luajtura.

Formën e mirë që ekipi i tij e ka treguar deri më tani, trajneri Xavi Hernandez pret që ta vazhdojë edhe kundër Bayernit. Xavi në konferencën për shtyp ka pranuar se pret shumë prej Lewandowskit në këtë përballje.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Ai ka nuhatjen e golit dhe e kupton shumë mirë lojën tonë, kështu që besoj se do të jetë vendimtar edhe në këtë përballje. Ai është i motivuar dhe i freskët për këtë ndeshje, e cila do të jetë speciale për të”, është shprehur Xavi. “Pres që të tregojmë personalitetin tonë dhe ta mposhtim një prej ekipeve më të mira në botë. Duhet të dëshmojmë se këtë edicion jemi të gatshëm të garojmë në Champions pas dështimit sezonin e shkuar”.

Sezonin e shkuar Barcelona u eliminua në fazën e grupeve të Championsit. Barça edhe sezonin e shkuar e pati në grup Bayernin dhe të dy ndeshjet i humbi me rezultatin 3:0. Në çerekfinalen e luajtur në vitin 2020, Bayerni pati deklasuar Barcelonën me shifrat 8:2.

“Duhet t’i harrojmë rezultatet e së kaluarës dhe të fokusohemi në këtë ndeshje, pasi kam ndjenjën se mund të fitojmë dhe besoj se ekipi këtë do ta tregojë në fushë. Po ashtu, duhet ta kemi parasysh se me fitore marrim edhe tri pikë që janë të rëndësishme për këtë rrugëtim”.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo ndërmjet Viktoria Plzenit dhe Interit që zhvillohet në Çeki prej orës 18:45. Si Plzeni ashtu edhe Interi janë në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Champions pas humbjeve javën e shkuar.

E martë

Grupi A

Liverpool – Ajax (21:00)

1. Ajax 1 3

2. Napoli 1 3

3. Liverpool 1 0

4. Rangers 1 0

Grupi B

Bayer L. – Atl. Madrid (21:00)

Edhe Leipzigu e pret Bayernin me shpresën për ta bërë ligën më interesante Sport Leipzigu e pret Bayernin me shpresën për ta bërë ligën më interesante

Porto – C. Brugge (21:00)

1. Atl. Madrid 1 3

2. C. Brugge 1 3

3. Porto 1 0

4. Bayer L. 1 0

Grupi C

Plzen – Inter (18:45)

Bayern M. – Barcelona (21:00)

1. Barcelona 1 3

Bayern M. 1 3

3. Inter 1 0

4. Plzen 1 0

Grupi D

Sporting – Tottenham (18:45)

– Eintracht F. (21:00)

1. Sporting 1 3

2. Tottenham 1 3

Edhe Barcelona kërkon këndelljen në “El Clasicon” e parë të Lewandowskit Sport Barcelona kërkon këndelljen në “El Clasicon” e parë të Lewandowskit

3. Marseille 1 0

Eintracht F. 1 0