Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni synon të mbetet i pamposhtur

Të shtunën në orën 15:30, Bayer Leverkuseni e ka një tjetër synim të qartë në Bundesligë. Të mbetet i pamposhtur në udhëtim te Werder Bremeni në xhiron e 12-të të elitës gjermane dhe të vazhdojë garën në vendin e parë.

Leverkuseni i trajnerit Xabi Alonso, me Granit Xhakën lider në mesfushë, ka 10 fitore e një barazim në 11 ndeshjet e para, duke shënuar 34 gola e duke pranuar 10 gjithsej.

Leverkuseni është në seri prej 12 fitoreve të njëpasnjëshme në të gjitha garat. Ndërkohë, Werder Bremeni ka 11 pikë në po aq ndeshje të luajtura.

Ka ecuri prej dy barazimeve të njëpasnjëshme në ligë, dhe do të ketë vështirësi për ta ndalur hovin e kundërshtarëve.

Fitoren e fundit në ligë ndaj Leverkusenit, Werder Bremeni e kishte shënuar më 17 mars të vitit 2019, kur kishte triumfuar 3:1 në udhëtim.

Në gjashtë ndeshjet, Leverkuseni nuk ka humbje nga kjo skuadër. Ka fituar dy ndeshje, ndërsa katër të tjera janë mbyllur baras.

Skuadra tjetër në garë për titull kampioni, Stuttgarti, luan të shtunën në orën 18:30 në udhëtim tek Eintracht Frankfurti, ndërsa nga ora 15:30 më herët gjatë ditës, Wolfsburgu luan në shtëpi ndaj Leipzigut, kurse Dortmundi e pret Borussia Moenchengladbachun.

Stuttgarti ka 24 pikë në 11 ndeshje, një më shumë se Leipzigu i vendit të katërt, dhe tri më shumë se Dortmundi.

Artikuj të ngjashëm