Bayer Leverkuseni nuk ka të ndalur këtë edicion në kampionatin gjerman. Leverkuseni ka shënuar fitoren e 11-të për t’u rikthyer në krye të tabelës me 34 pikë.
Të shtunën, Leverkuseni e mposhti në udhëtim skuadrën e Werder Bremenit me rezultatin 3:0. Së bashku me Bayernin, janë skuadrat e vetme që ende nuk dinë për humbje këtë edicion, pasi ka edhe një barazim pas 12 ndeshjeve të luajtura deri më tani.
Olivier Deman me autogolin e shënuar në minutën e 9-të, e kaloi Leverkusenin në epërsi. Avantazhin Leverkuseni e dyfishoi në minutën e 42-të, me anë të mbrojtësit të krahut, Jeremie Frimpong. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes, e vulosi Alex Grimaldo në minutën e 76-të.
Tek Leverkuseni, i pazëvendësueshëm ishte mesfushori Granit Xhaka.