Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni e Xhaka të pandalshëm

Bayer Leverkuseni ka shënuar tjetër fitore në Bundesligë. Të dielën, Leverkuseni fitoi 3:0 ndaj Koelnit, në kuadër të xhiros së shtatë të Bundesligës.

Si zakonisht, Granit Xhaka ka udhëhequr mesfushën e Leverkusenit, që është lider i Bundesligës me 19 pikë. Leverkuseni ka gjashtë fitore e një barazim. Koelni është i fundit me vetëm një pikë.

Jonas Hofmann në minutën e 22-të, Jeremie Frimpong në minutën e 32-të dhe Victor Boniface në minutën e 67-të ishin realizatorë për Leverkusenin.

Leart Paqarada luajti në krahun e majtë të mbrojtjes te Koelni.

Artikuj të ngjashëm