Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni i vendosur ta mbajë kreun

Bayer Leverkuseni i Granit Xhakës është i vendosur ta mbajë kreun në Bundesligën gjermane edhe pas xhiros së shtatë. Në këtë xhiro, Leverkuseni luan në shtëpi kundër skuadrës së Koelnit. Në duelin që luhet të dielën prej orës 15:30, Leverkuseni vlerësohet favorit i madh dhe pritet të arkëtojë tri pikët e radhës. Aktualisht, Leverkuseni është në krye të tabelës me 16 pikë, ku ka 5 fitore e 1 barazim në kampionat deri më tani. Për dallim prej Leverkusenit, skuadra e Koelnit është e parafundit në tabelë me vetëm një pikë dhe ende nuk di për fitore këtë edicion.

Ecurinë pa humbje në xhiron e shtatë, pritet ta vazhdojë edhe Bayern Munichu edhe pse do të përballet me një kundërshtarë më të fortë. Të dielën, por prej orës 17:30 në stadiumin “Allianz Arena” Bayerni luan kundër skuadrës së Freiburgut. Bayerni ka 14 pikë, katër më pak se Freiburgu që në tri ndeshjet e fundit kampionale nuk di për humbje. Krahas Leverkusenit e Bayernit, për disfatë këtë edicion nuk di as Borussia Dortmundi që ka 14 pikë sikurse bavarezët dhe do të ketë punë me Union Berlinin. Si Dortmundi ashtu edhe Union Berlini në mesjavë luajtën ndeshje në Champions por asnjëri nuk shënoi fitore. Dortmundi barazoi pa gola me Milanin, ndërsa Union Berlini pësoi nga Braga e Portugalisë. Dueli mes Dortmundit dhe Union Berlinit, luhet të shtunën prej orës 15:30.

Në të njëjtën kohë dhe ditë, zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Stuttgartit dhe Ëolfsburgut. Stuttgarti po del të jetë befasia e këtij edicioni në Gjermani pasi është i dyti në tabelë me 15 pikë, një më pak se Leverkuseni që është lider.

Artikuj të ngjashëm