Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leverkuseni e Bayerni vazhdojnë garën për titull

Bayern Munichu dhe Bayer Leverkuseni futen në xhiron e 11-të të Bundesligës së Gjermanisë, si skuadrat e vetme që kanë mbetur të pamposhtura në ligë.

Leverkuseni, i cili e pret Union Berlinin, është lider në tabelë me 28 pikë, dy më shumë se Bayerni, që përballet me Heidenheimin. Leverkuseni që ka 9 fitore dhe 1 barazim, të cilin e mori në shtator kundër Bayernit, vlerësohet favorit i madh përball Union Berlinit. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 15:30 dhe Leverkuseni pritet ta mbajë lidershipin edhe pas kësaj xhiroje. Union Berlini është në formë të dobët, pasi është në pozitën e poshtme në tabelë dhe ka vetëm gjashtë pikë të mbledhura. Në mesjavë, Union Berlini barazoi me Napolin në Ligën e Kampionëve.

Dueli mes Bayernit dhe Heidenheimit, zhvillohet të dielën të shtunën prej orës 15:30, në të njëjtën kohë kur do të përballen edhe Stuttgarti e Borussia Dortmundi. Stuttgarti dhe Dortmundi, kanë nga 21 pikë të mbledhura dhe ndajnë pozitën tre dhe katër në tabelë. Të dyja skuadrat në këtë përballje futen pas humbjeve që i pësuan vikendin e shkuar. Sttugarti u mposht nga Heidenheimi, ndërsa Dortmundi pësoi nga Bayerni për ta regjistruar humbjen e parë këtë edicion.

Kjo xhiro e kampionatit gjerman do të mbyllet të dielën me ndeshjen mes Leipzigut dhe Freiburgut që nis në orën 19:30. Ndërkohë, në të njëjtën ditë por prej orës 17:30, përballen Werder Bremeni dhe Eintracht Frankfurti.

Artikuj të ngjashëm