Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leon Avdullahu vazhdon kontratën me Baselin

Talenti shqiptar, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Baselin deri në verën e vitit 2028. 19-vjeçari kaloi në ekipin e parë ne verën e vitit të kaluar dhe deri më tani ka luajtur dhjetë ndeshje në Superligë dhe tri ndeshje për Kupë të Zvicrës.

"Baseli ka qenë klubi im i preferuar që kur isha i vogël dhe kjo është arsyeja pse nënshkrimi i kontratës sot është një ëndërr e madhe e realizuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është një nder për mua të luaj për këtë klub dhe të ndaj dhomën e zhveshjes me gjithë këta lojtarë të mëdhenj", ka thënë Avdullahu për faqen zyrtare të klubit zviceran.

Avdullahu luan si mesfushor defensiv, ndërsa është zhvilluar te Baseli. Ai ka luajtur pesë ndeshje për U19 e Zvicrës, ndërsa është potencial për t’u paraqitur edhe për Shpresat e shtetit helvetik.