Reprezentuesi i Shqipërisë, Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Grasshopperit sezonin e ardhshëm.
Në fakt, Lenjani është njëri prej nëntë futbollistëve që do të largohet nga Grasshopperi muajin e ardhshëm kur edhe i skadon kontrata.
Në njoftimin e klubit zviceran të martën, thuhet se Lenjani është në mesin e lojtarëve që nuk kanë vazhduar bashkëpunimin dhe për këtë arsye i kanë dëshiruar suksese në karrierë dhe falënderuar për kontributin e dhënë.
32-vjeçari në sezonin e sapo-përfunduar, ka pasur tetë asistime në 29 paraqitje kampionale.
Lenjani ishte pjesë e Grasshopperit prej vitit 2020 kurse karrierë ka bërë edhe te Sioni, Rennesi, Nantesi, St. Galleni e Winterthuri.