Ermir Lenjani është lënduar në fundjavë dhe do t’i mungojë Grasshoppersit dhe Shqipërisë në ndeshjet e ardhshme.
Sipas njoftimit të klubit nga elita zvicerane, majtaku Lenjani ka këputur pjesërisht ligamentet në ndeshjen ndaj Lausannes.
Në fakt në një duel, 32-vjeçari ka pësuar lëndim të gjurit dhe të kyçit të këmbës. Ai tashmë ka nisur rehabilitimin dhe do të mungoj nga katër deri në gjashtë javë.
Lenjani është pjesë e rëndësishme e Shqipërisë, që në shtator i luan tri ndeshje në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022. Kuqezinjtë luajnë me Poloninë, Hungarinë e San Marinon në fillim të shtatorit.
Lenjani i ka 36 ndeshje e katër gola me Shqipërinë.
Te Grasshoppersi ka luajtur në tri ndeshjet e deritashme të këtij edicioni.