Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lenjani transferohet në Turqi te Umraniyespori

Reprezentuesi i Shqipërisë, Emir Lenjani prej sezonit të ri, do të luajë në Turqi. Lenjani të enjten mbrëma është prezantuar te Umraniyespori, ekip ky që sezonin 2022/23 do të garojë në elitën e futbollit turk.

Ai te kjo skuadër është transferuar si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Lenjani 32-vjeçar sezonin e fundit ka luajtur te Grasshopperi.