Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi mposht Lenjanin

Enis Bardhi ka startuar te Trabzonspori që fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Umraniyesporit. Ndeshja e së premtes mbrëma i ka takuar elitës turke. Bardhi u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa luajti deri në minutën e 76-të.

Te Umraniyespori, ndeshjen e kompletoi lojtari i krahut të majtë, Ermir Lenjani.

Kampioni në fuqi i Turqisë, Trabzonspori, renditet i treti me 10 pikë nga pesë ndeshje. Skuadra e Lenjanint ka vetëm një pikë deri më tani dhe mban pozitën e 17-të.