Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi shënon golin e katërt në kampionatin turk

Enis Bardhi e ka shënuar golin e katërt në elitën e futbollit të Turqisë.

Bardhi dhe Trabzonspori të shtunën në mbrëmje fituan thellë ndaj Karagumrukut, me rezultatin 5:1.

Ishte ndeshje e xhiros së 29-të e elitës së futbollit turk.

Bardhi në fakt e hapi serinë e golave kur e barazoi rezultatin në minutën e 32-të në 1:1.

Ai luajti deri në minutën e 79-të.

Edhe Bardhi del fitues përballë Dresheviqit Sport Bardhi del fitues përballë Dresheviqit

Trabzonspori forcohet në vendin e tretë me 49 pikë, kurse Karagumruku vazhdon garën për mbetje në elitë.

Ka vetëm 29 pikë.