Mesfushori Paul Pogba është lënduar në stërvitjen e Përfaqësuesës së Francës, është bërë e ditur nga “Goal.com” të hënën.
Mesfushori i Manchester Unitedit raportohet se nuk ka arritur të përfundojë stërvitjen, pas një lëndimi në kofshën e këmbës së djathtë.
Përzgjedhësi Didier Deschamps është në pritje të rezultateve të fundit për të kuptuar shkallën e lëndimit.
Franca në ndeshjen e parë e pret Kazakistanin më 13 nëntor, ndërsa ndeshjen e dytë e luan në udhëtim kundër Finlandës, më 16 nëntor.