Sport

Pogba do të mungojë në disa ndeshje

Paul Pogba pritet të mungojë në disa ndeshje pas dëmtimit që e morri në detyrë me përfaqësuesen e Francës këtë javë. Kështu ka thënë skuadra të mërkurën, ndërsa ka mundësi që ai të mos jetë i pranishëm as në dy duelet e fundit të Ligës së Kampionëve në fazën e grupit.

Francezi mund të mungojë edhe në derbit që Unitedi i zhvillon kundër Chelseat dhe Arsenalit në Premier League.

Ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Francën që në muajin nëntor zhvillon ndeshje kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm kundër Kazakistanit dhe Finlandës.