Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba ka pësuar një lëndim të rëndë në stërvitjen e Përfaqësuesës së Francës të hënën.
Mediat franceze kanë bërë të ditur se lëndimi i Pogbas është më i rëndë se që është menduar.
Ekzaminimet e fundit të stafit mjekësor kanë bërë të ditur se Pogba mund të mungojë deri në 10 javë.
Pogba lëndoi kofshën e këmbës në stërvitjen e së hënës.
Në vend të Pogbas përzgjedhësi Dider Deschamps e ka ftuar mesfushorin e Romës, Jordan Veretout.