Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet De Bruyne, sërish telashe me muskul

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar, pasi ka pësuar sërish lëndim në muskul.

De Bruyne u lëndua në duelin kundër Burnleyt.

Ai u zëvendësua pas 23 minutash lojë në ndeshjen e parë të sezonit në udhëtim te Burnley.

Këtë ndeshje, City e fitoi me rezultatin 3:0.

De Bruyne shkaku i lëndimit të njëjtë, luajti vetëm 36 minuta në finale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

“Ai është lënduar sërish për fat të keq. Në të njëjtin vend dhe pozitë si në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë”, ka thënë Guardiola pas ndeshjes.

De Bruyne shënoi 10 gola dhe dhuroi 31 asistime në edicionin në të cilin Manchester City e fitoi tripletën.

Artikuj të ngjashëm