Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, i ka vendosur vetes një synim ambicioz, teksa po bëhet gati për rikthimin nga lëndimi i zgjatjes së muskulit.
Mesfushori belg pësoi lëndim në finale të Ligës së Kampionëve dhe nuk ka luajtur për kohë të gjatë.
“Dua të bëhem më i miri. Nuk dua të ndalem. Dua të bëhem më i miri në ekip, më i miri në botë. E kam motivimin çdo ditë. Edhe pse jam jashtë fushës për katër muaj, kam gjetur rrugën për të mbetur lojtari që ende mund të bëj atë çfarë kam bërë më parë”, ka deklaruar De Bruyne.
De Bruyne nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë deri në mesin e muajit janar. Në edicionin e kaluar, ai realizoi 31 asistime në 49 paraqitje, ndërsa kishte shënuar 10 gola.
Artikuj të ngjashëm