Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Bruyne lihet jashtë listës së Belgjikës

Kevin de Bruyne

Kevin de Bruyne

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, nuk është përfshirë në listën e Belgjikës për miqësoret kundër Republikës së Irlandës dhe Anglisë në këtë muaj.

De Bruyne ka lëndim muskulor, ndërsa nuk do të luajë as në çerekfinale të Kupës FA kundër Neëcastle Unitedit të shtunën.

32-vjeçari De Bruyne u zëvendësua në minutën e 69-të në barazimin 1:1 kundër Liverpoolit në Premier League të dielën.

Belgjika luan kundër Republikës së Irlandës më 23 mars, ndërsa ndaj Anglisë më 26 mars në “Ëembley”.

Pas pushimit të ndeshjeve të përfaqësueseve, City e pret liderin e Premier Leagues, Arsenalin, më 31 mars.

De Bruyne mungoi në pesë muajt e para të sezonit për shkak të një tjetër lëndimi muskulor, ndërsa ishte kthyer në muajin janar.

Artikuj të ngjashëm