Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pa De Bruynen ndaj Sevillas

Manchester City do të jetë pa mesfushorin Kevin De Bruyne në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s që e luan kundër Sevillas. De Bruyne nuk është përfshirë në listën e trajnerit Pep Guardiola për këtë përballje, shkaku i lëndimit.

Belgu u lëndua në duelin ndaj Burnleyt, të cilin City e fitoi me rezultatin 3:0 në kuadër të xhiros së parë të Premier Leagues.

Në këtë ndeshje, De Bruyne u detyrua të largohet në minutën e 36-të për shkak të dhimbjes në kofshën e këmbës. Dueli mes Cityt dhe Sevillas, zhvillohet të mërkurën mbrëma në Greqi. Kjo ndeshje luhet për Superkupën e UEFA-s, pasi përballen fituesi i Ligës së Kampionëve me fituesin e Ligës së Evropës në edicionin e shkuar.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në “Karaiskakis Stadium”.