Real Madridi është në kërkim të një portieri pas belgu Thibaut Courtois ka pësuar lëndim të rëndë pak ditë para fillimit të edicionit të ri në La Liga.
“Marca” ka shkruar se Courtois në stërvitjen e të enjtes paradite, ka pësuar një lëndim të rëndë dhe është nxjerrë me barelë nga fusha. Thuhet se lëndimi ishte i rëndë pasi Courtois është larguar me lot në sy. Ndërkohë, Reali ka konfirmuar se Courtois ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe gjatë ditëve në vijim do ti nënshtrohet operimit.
Ai pritet të qëndrojë jashtë fushe për të paktën 9 muaj dhe mungesa e tij është humbje e madhe për Realin. Lëndimi i papritur i 31-vjeçarit, ka ndërruar planet e Realit që tashmë ka nisur kërkimet për portier të ri. Thuhet se gjasat janë të mëdha që klubit madrilen ti bashkohet David De Gea, i cili për momentin është lojtar i lirë.