Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Bale

Gareth Bale ka pësuar lëndim në fitoren e Uellsit ndaj Austrisë me rezultatin 2:1.

Sulmuesi i krahut me dy golat e tij arriti ta kualifikojë Uellsin në finale të “play-offit” për Kupën e Botës.

Sipas “AS”, uellsiani ka pësuar një lëndim në ije gjatë takimit me Austrinë.

Bale u zëvendësua në minutat shtesë të ndeshjes. 32-vjeçari do t’i kryejë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit.