Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale paralajmëron së është në formë të mirë para plejofit

Gareth Bale e deklaroi veten në “formë shumë të mirë” dhe gati për të luajtur “çfarëdo që është e nevojshme” për Uellsin në plejofin e Botërorit “Katari 2022” kundër Austrisë, disa ditë pas humbjes poshtëruese të Real Madridit 4:0 nga Barcelona. Bale nuk luajti në këtë ndeshje, por nuk bëri të ditur se për çfarë arsye u tërhoq para “El Clasicos”.

“Unë nuk kam nevojë t'i jap askujt asgjë për ta përdorur kundër meje”, tha ai.

Sulmuesi 32-vjeçar ka luajtur vetëm rreth 80 minuta te Real Madridi që nga gushti, por tha të mërkurën se ai është i aftë për të luajtur në një nga ndeshjet më të mëdha në historinë e Uellsit, që vetëm dy fitore e ndajnë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror. Në rast të kualifikimit, kjo do të ishte hera e parë për Uellsin që paraqitet në këtë turne që nga viti 1958. Nëse mposht Austrinë të enjten mbrëma në Cardiff, Uellsi do të kalojë në një finale të plejofit ku do të luajë me fituesin e ndeshjes mes Skocisë deh Ukrainës, që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në qershor.

“Jam mirë, kam stërvitur për dy muaj e gjysmë dhe mund të them se jam në formë shumë të mirë”, paralajmëroi Bale.

Bale nuk foli për të ardhmen e tij, pasi në fund të këtij sezoni i skadon kontrata me Real Madridin, klub të cilit iu bashkua në vitin 2022 për 100 milionë euro nga Tottenhami. Ai nuk ishte i gatshëm të diskutonte se çfarë mund të vijë më pas në një karrierë të shquar që ka ndryshuar vitet e fundit, duke thënë se fokusi i tij është ta çojë Uellsin në Kupën e Botës.

“Unë e di që të menduarit për të ardhmen mund të shkaktojë dyshime në mendjen tuaj, kështu që nuk kam menduar për këtë”, tha Bale. "Unë thjesht jam fokusuar në këtë lojë që do të vijë dhe çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, unë do të vendos në të ardhmen”.

I pyetur nëse humbja në plejofin e Kampionatit Botëror mund ta çojë në mendime për pension, Bale tha: “Nuk kam planifikuar asgjë më pas, sepse dua të fokusohem plotësisht në këtë. Nuk po mendoj për të ardhmen, sepse duhet të përqendrohem tek tani dhe e ardhmja është vetëm një shpërqendrim”.

Artikuj të ngjashëm