Gareth Bale është stërvitur me Përfaqësuesen e Uellsit dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Austrisë, që zhvillohet në kuadër të plejofit për kualifikim në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Bale i mungoi Real Madridit në humbjen e vikendit të shkuar nga Barcelona (4:0) për shkak të gjendjes fizike, por sulmuesi sipas të gjitha gjasave do t’i prijë sulmit të Uellsit kundër Austrisë, shkruan “Goal”.
Kjo ndeshje, do të zhvillohet të enjten dhe fitues i saj, do të përballet në finalen e plejofit me fituesin e gjysmëfinales tjetër ndërmjet Skocisë dhe Ukrainës, ndeshje kjo që është shtyrë për më vonë shkaku i sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Bale është kapiten i Ukrainës dhe prej muajit gusht të vitit të shkuar, ai ka luajtur vetëm 78 minuta për Real Madridin. 32-vjeçari ka 100 paraqitje me Uellsin dhe ka shënuar 36 gola.