Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale mungon ndaj Interit

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, do të mungojë në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve që ekipi madrilen e luan kundër Interit.

Ylli uellsian ka lënduar kyçin e këmbës së djathtë në stërvitjen e fundit me klubin dhe për këtë arsye nuk do të luajë.

Madje, Bale nuk është paraqitur as në ndeshjen e së dielës ndaj Celta Vigos.

Por ekzaminimet e fundit nga stafi mjekësor kanë bërë të ditur se Bale nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë ekipin e tij të mërkurën.