Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Bale, mungon ndaj Celta Vigos

Gareth Bale do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Celta Vigos. Sulmuesi i krahut ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë stërvitjes me Real Madridin.

Bale pritet t’i bëjë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit.

Sulmuesi i krahut është titullar i padiskutueshëm në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti.

Bale ka luajtur në tri ndeshje deri më tani në La Liga, duke shënuar një gol.