Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barçës i mungon Yamali ndaj Celta Vigos

Lamine Yamal

Barcelona do të jetë pa supertelentin spanjoll, Lamine Yamal, në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Barça të shtunën do të jetë mysafire e Celta Vigos.

Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së 14-të të La Ligas.

Yamali ka probleme me kyçin e këmbës. 17-vjeçari Yamal i mungoi gjigantit spanjoll në dy ndeshjet e fundit kampionale. Gjithashtu Yamali i mungoi Spanjës në ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, të premten në konferencë për shtyp ka deklaruar se është e rëndësishme që Yamali të kthehet në formën më të mirë fizike pas lëndimit.

“Lamine nuk mund të luajë nesër, do të shohim kur do të kthehet. Është e rëndësishme për ne që ai të kthehet në gjendjen më të mirë fizike”, ka thënë Flick.

Edhe Barcelona pa Yamalin ndaj Celta Vigos Futboll Barcelona pa Yamalin ndaj Celta Vigos

Yamal është shumë i rëndësishëm për Barcelonën.

Sulmuesi i talentuar këtë edicion ka zhvilluar 16 ndeshje në të gjitha garat.

Ka kontribuar me gjashtë gola dhe tetë asistime.