Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Yamal e Williams të gatshëm për ndeshjen e parë të Spanjës

Yamal - Williams

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, mund të llogarisë në Lamine Yamalin dhe Nico Williamsin për ndeshjen hapëse të Botërorit. 

Spanja të hënën nga ora 18:00 luan me Kepin e Gjelbër. 

Spanja është në Grupin H së bashku edhe me Uruguaian dhe Arabinë Saudite. 

Yamal dhe Williams i kanë sanuar plotësisht lëndimet fizike dhe janë të gatshëm të debutojnë në ngjarjen më të madhe të futbollit. 

Edhe Yamal dhe Williams i munguan Spanjës në ndeshjet miqësore para fillimit të Botërorit, ndaj Perusë dhe Irakut.  

Ylli i Barcelonës, Yamal, i mungoi Barçës në gjashtë ndeshjet e fundit të edicionit 2025/26. 
18-vjeçari Yamal u lëndua më 22 prill në ndeshjen ndaj Celta Vigos. 

Edhe Yamali do të jetë i gatshëm për finale Botërori 2026 Yamali do të jetë i gatshëm për finale

Ndërkohë 23-vjeçari Williams kishte probleme me kofshën dhe i ka munguar Athletic Bilbaos në tri ndeshjet e fundit të sezonit. 

Të dy sulmuesit janë shumë të rëndësishëm për Spanjën.