Lamine Yamal do të jetë i gatshëm për sfidën finale ndaj Argjentinës dhe pritet ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.
Sulmuesi i ri i Spanjës mungoi në stërvitjen e së enjtes për shkak të disa shqetësimeve muskulore.
Sipas raportimeve të fundit nga mediumet spanjolle, Yamali është rikuperuar plotësisht dhe është në formë të mirë fizike.
Edhe mbrojtësi i krahut Pedro Porro mungoi në stërvitjen e së enjtes për shkak të shqetësimeve muskulore.
Por edhe Porro pritet të jetë i gatshëm për finale.
Ylli i Barcelonës, Yamal, e ka një gol të shënuar deri më tani në Botëror.
Edhe
Yamal dhe Porro mungojnë në stërvitjen e Spanjës
Kishte shënuar gol në fitoren 4:0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në fazën grupore.
Finalja e madhe e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës luhet të dielën nga ora 21:00.