Gareth Bale nuk është në planet e trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, për pjesën e mbetur të edicionit. Trajneri italian nuk e inkuadroi fare në lojë uellsianin në fitoren ndaj Granadas me rezultatin 1:0, të dielën.
Drejtuesit e klubit spanjoll i kanë bërë me dije Balet se në qershor mund të largohet si futbollist i lirë. Uellsiani ka pasur probleme të shumta me lëndime këtë edicion, duke bërë vetëm tri paraqitje.
Bale është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013, kur u transferua nga Tottenhami.