Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale përballet me dënim për mashtrime me lëndime

Problemet e Gareth Balet te Real Madridi nuk kanë të ndalur.

Uellsiani tani pritet të përballet me një dënim nga klubi, për shkak të mashtrimeve kinse është i lënduar.

Marrëdhëniet mes Balet dhe klubit kanë qenë të tensionuara tash e një kohë të gjatë, ndërsa në verë, ndarja mes tyre mund të ndodh lehtësisht.

Bale është thënë se nuk do të jetë i gatshëm për “Los Blancos” në ligë kundër Espanyolit, për shkak të problemit në shpinë.

Por, ka shumë dyshime mbi këtë te Reali, gazetari i radio “Onda Madrid”, ka shkruar në “Twitter” se skuadra është duke konsideruar dënim për të.

Për ankesat e fundit të Balet nuk është bindur as stafi mjekësor i skuadrës madrilene.