Gareth Bale ka bërë të ditur se e ka mbajtur një lëndim sekret përgjatë gjithë karrierës. Ka qenë pikërisht ai lëndim që ka bërë që ai të pensionohet më herët.
36-vjeçari Bale, i cili i fitoi pesë Liga të Kampionëve me Real Madridin, është prej lojtarëve më të suksesshëm britanik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u pensionua në moshën 33-vjeçare, vetëm pak pasi luajti me Uellsin në Kupën e Botës në Katar.
Ai ka thënë se si tinejxher kishte pësuar lëndim në shpinë sa ishte te Spursi, dhe ka shtuar se kjo ka kontribuuar që ai të tërhiqej herët nga loja e futbollit.
“Kam pasur lëndim në diskun e shpinës kur isha 18-vjeçar te Tottenhami. Kam luajtur në gjithë karrierën me këtë. Kam pasur shumë lëndime të pulpit për shkak të shpinës. Nuk e kam thënë kurrë këtë sepse njerëzit do të thoshin se po arsyetohem”, ka theksuar Bale.