Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, ka zgjatur muskulin rëndë dhe do të jetë jashtë fushës për më shumë se dy muaj, ka thënë të premten trajneri Brendan Rodgers.
Golashënuesi më i mirë i ekipit këtë sezon u lëndua në fitoren 1:0 kundër Liverpoolit dhe fillimisht pritej që ai të kthehej brenda muajit.
“Mendojmë se ai mund të mungojë për tetë javë. Shpresojmë që ai të kthehet në muajin mars. Nuk ka nevojë për operim dhe ky është lajmi i mirë nga kjo situatë”, ka thënë Rodgers.
Ndryshe nga Vardy, qendërmbrojtësi Jonny Evans është dashur të operohet pikërisht për shkak të zgjatjes së muskulit. Ai do të mungojë deri në muajin prill, ka thënë Rodgers. Evans u lëndua në fitoren 4:0 kundër Newcastlet më 12 dhjetor.
Vardy ka shënuar nëntë gola dhe është i treti në listën e golashënuesve më të mirë.