Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, pritet të mungojë një muaj për shkak të zgjatjes së muskulit në fitoren e së martës 1:0 kundër Liverpoolit.
34-vjeçari pati një duel me Joel Matipin, megjithatë, vendosi të luajë deri në fund të ndeshjes.
Ai kishte munguar më 26 dhjetor në humbjen nga Manchester City, pikërisht për shkak të lëndimit të njëjtë.
Për dy deri në tre javë, “dhelprave” do t’u mungojë edhe Patson Daka, sulmuesi tjetër i skuadrës. Ndërkohë, Kelechi Ihenacho u thirr nga Nigeria për Kupën e Afrikës, bashkë me Ëilfred Ndidin.
Kupa e Afrikës nis më 9 janar, ndërsa finalja është caktuar të mbahet më 6 shkurt.
Vardy ka shënuar 11 gola në 22 paraqitje këtë sezon.