Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri ia cakton çmimin Tielemansit

Mesfushori belg Youri Tielemans do të largohet përfundimisht nga skuadra e Leicesterit në fund të këtij edicioni.

Mediumet angleze kanë njoftuar të enjten se Leicesteri ka vendosur ta nxjerrë në shitje Tielemansin pasi belgu ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin e ardhshëm.

Madje, ekipi anglez i ka caktuar edhe çmimin duke kërkuar 40 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë këtë verë.

Mesfushori 24-vjeçar është pjesë e Leicesterit prej vitit 2019 dhe këtë edicion ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar. Në 26 ndeshje, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tri asistime.

Artikuj të ngjashëm