Leicester City është duke insistuar për transferimin e mesfushorit francez të Angersit, Baptiste Santamaria, njofton “Express”, transmeton Koha.net.
Santamaria 25-vjeçar krahasohet me N’Golo Kanten, të cilin Leicesteri e kishte marrë nga Caeni në vitin 2015. Kante ndihmoi Leicesterin drejt fitimit të titullit të Premier Leagues së Anglisë një vit më vonë.
Leicester po shpreson që Santamaria të sjellë fatin e njëjtë. Ai është po ashtu mesfushor defensiv dhe nga një klub i vogël francez.
Santamaria këtë stinor ka luajtur 30 ndeshje në të gjitha garat ndërsa ka realizuar një gol dhe asistuar një tjetër.
Artikuj të ngjashëm