Leicester City është i interesuar që të transferojë në verë futbollistin e Liverpoolit, Naby Keitan, shkruan “Football Insider” të mërkurën.
Raportohet se trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, dëshiron ta ketë në skuadër mesfushorin 26-vjeçari, i cili mund ta largohet nga “Anfield” në fund të sezonit.
Liverpooli po e vlerëson Keitan rreth 30 milionë euro. Kontrata me klubin anglez, Keitas i skadon në verën e vitin 2023.
Në 16 ndeshje këtë edicion me ekipin anglez, Keita nuk e ka shënuar asnjë gol e po ashtu nuk ka bërë asnjë asistim.
Te Liverpooli, mesfushori nga Guinea u transferua në verën e vitit 2018 nga Leipzigu për 60 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm