Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leicesteri interesohet për Keitan

Skuadra e Leicesterit ka shprehur interesim për mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita. Sipas mediumeve angleze, Leicesteri po bën gati ofertën për Keitan, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Liverpooli në verë. Keita është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 por nuk ka arritur të adaptohet te ekipi anglez.

Madje, këtë edicion ka pasur hapësirë të vogël, ku ka regjistruar vetëm 15 ndeshje. Për këtë arsye te Liverpooli janë të gatshëm të heqin dorë nga Keita nëse marrin një ofertë deri në 30 milionë euro, të cilën Leicesteri është gati ta ofroj. Keita ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023.

26-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Leipzigu për 65 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Salzburgu e Istresi.

Artikuj të ngjashëm