Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leclerc fiton “pole-position” e gjashtë këtë sezon

Charles Leclerc i Ferrarit e ka fituar “pole-position” e gjashtë në tetë garat e këtij sezoni, pasi shkëlqeu me paraqitje në kualifikimet e “Grand-Prixit” të Azerbajxhanit.

Leclerc e ruajti formën më të mirë për xhiron e fundit dhe ishte më i shpejtë se Sergio Perezi i Red Bullit për 0.282 sekonda.

Perezi i vendit të dytë ishte më i shpejtë se ngasësi tjetër i ekipit, Max Verstappen, për vetëm 0.065 sekonda.

Carlos Sainz i Ferrarit po ashtu pati paraqitje të mirë në kualifikime, por bëri edhe disa gabime, të cilat i kushtuan shumë dhe në fund u pozicionua në vendin e katërt.

Ndërkohë, George Russell i Mercedesit doli i pesti.

Edhe Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe Sporte të tjera 2 j. më parë Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton doli i shtati në kualifikime para garës.

Para tij u rendit Pierre Gasly i AlphaTaurit.