Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Verstappen fiton në Azerbejxhan

Max Verstappen e ka fituar garën “Grand-Prix” të Azerbajxhanit dhe ka marrë kryesimin në renditjen e ngasësve në Formula 1.

Kjo e arritur e Verstappenit me Red Bullin u bë e mundur pasi Charles Leclerc pati telashe në motor me Ferrarin e tij.

Leclerc, që është i dyti në renditjen e përgjithshme, u desh të tërhiqej nga gara e së dielës. Ngasësi i Ferrarit u nis nga “pole-position” në këtë garë. Ai i ka fituar gjashtë “pole-position” nga tetë gara të këtij sezoni.

Pavarësisht kësaj, mbetet në pozitën e dytë në renditje me 129 pikë. I pari është kampioni në fuqi Verstappen, me 150 pikë.

I dyti në Baku të Azerbajxhanit doli Sergio Perez, ngasësi tjetër i ekipit të Red Bullit.

George Russell e kompletoi podiumin, ndërsa shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, doli i katërti.

Artikuj të ngjashëm