George Russell e ka fituar garën e fortë të mbajtur të shtunën në Azerbajxhan.
Ngasësi i skuderisë së Mercedesit e zuri vendin e parë, ndërsa në konkurrencë deri në fund e kishte Max Verstappenin e Red Bullit.
Isak Hadjar i Red Bullit po ashtu, zuri vend në podium si i treti. I katërti ishte Charles Leclerc me Ferrarin.
Russell e dominoi pjesën e parë të garës, ndërsa Verstappen u ngjit nga vendi i tetë dhe garoi deri në fund për fitore.
Për Russellin ishte fitorja e tretë e sezonit.
Shoku i skuadrës së tij, Kimi Antonelli e përfundoi garën i pesti. Italiani vazhdon të kryesojë në renditjen e ngasësve me 302 pikë. I dyti është Russell me 236 pikë, kurse Lewis Hamilton i treti, i ka 199 pikë.
Gara e ardhshme organizohet në Malajzi, për herën e parë që prej vitit 2017.