George Russell i Mercedesit e ka fituar garën emocionuese hapëse të edicionit në Formula 1. Shoku i tij i skuderisë, Kimi Antonelli, u rendit i dyti në garën e së dielës për Çmimin e Madh të Australisë.
“E kemi ditur se do të jetë sfiduese”, ka thënë britaniku Russell.
Ai pati fillim të ngadaltë, njëjtë si Antonelli që ra në vendin e shtatë, duke i lejuar Charles Leclercut të Ferrarit të merrte kryesimin në kthesën e parë.
Më pas Leclerc zhvilloi garë të fortë me Russellin, përpara se vetura virtuale e sigurisë të shfaqej në xhiron e 12-të. Dy bolidët e Mercedesit bënë një ndalesë në boks, që doli vendimtare në fund.
Isack Hadjar i Red Bullit përfundoi i treti, kurse Leclerc mbeti i katërti.