Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leaos i ofrohet kontratë me rritje të pagës

Rafael Leao i është ofruar kontratë e re me rritje të pagës. Kështu ka raportuar gazetari italian, Nicolo Schira të mërkurën.

Milani i ka ofruar kontratë të re deri në vitin 2026 me rritje të pagës 4.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Shumë klube kanë shprehur interesim për sulmuesin që ka marrë rol kyç te skuadra italiane.

22-vjeçari aktualisht ka kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2024.

Edicionin aktual, Leao ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.