Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani po përgatit kontratë të re për Leaon

Duke parë interesimet e shumë klubeve të mëdha evropiane për Rafael Leaon, Milani ka vendosur që t’i ofrojë kontratë të re portugezit.

Bisedimet aktualisht kanë ngecur, por mësohet se Milani po përgatit një ofertë të re me kushte të përmirësuar.

Këtë muaj, Milani do t’i ofrojë Leaos rreth 7 milionë euro në sezon për të firmosur kontratën e re.

Marrëveshja aktuale sulmuesit portugez i skadon në verën e vitit 2024.

Bëhet e ditur se Chelsea ka ofruar më shumë se 100 milionë euro në afatin kalimtar të verë, por Milani ka kërkuar 150 milionë, aq sa është e përcaktuar në klauzolën e lirimit.

Ndërkohë, klauzolën në vlerë prej 150 milionë eurosh është e gatshme ta paguaj PSG-ja.

Artikuj të ngjashëm