Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City pas Leaos

Pas Chelseat, edhe Manchester City është futur në garë për sulmuesin e Milanit, Rafael Leaon. “Calciomercato” raporton të mërkurën se City po përgatit ofertën për transferimin e portugezit në fund të këtij edicioni.

Te City besojnë se mund ta sigurojnë Leaon, i cili po refuzon rinovimin e kontratës me Milanin për shkak se nuk është i kënaqur me kushtet e ofruara. 23-vjeçari po kërkon pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh për ta rinovuar kontratën që i skadon në vitin 2024.

Ai këtë edicion ka tre gola e katër asistime në shtatë paraqitje, ndërsa sezonin e shkuar ishte më i merituari që Milani e fitoi titullin e kampionit të Italisë.