Skuadra e Manchester Cityt po bën të pamundurën për ta bindur Rafael Leaon që të transferohet në “Etihad Stadium”.
“Football-Italia” ka njoftuar të enjten se City i ka bërë një ofertë astronomike sulmuesit portugez, i cili po heziton të firmos kontratë të re me Milanin.
Mësohet se City i ka ofruar Leaos kontratë gjashtëvjeçare me pagë vjetore prej 12 milionë eurosh.
23-vjeçari ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa City po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Këtë edicion, Leao ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat për ekipin italian.