Manchester City do ta bëjë të pamundurën që në fund të këtij sezoni t’i sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut, Rafael Leao. “Daily Mail” ka njoftuar të mërkurën se City ka bërë gati një ofertë të majme për ta bindur Milanin në lirimin e portugezit në verë.
Për kartonin e tij, City është gati të ofrojë 150 milionë euro, pasi Leao po pëlqehet shumë nga trajneri Pep Guardiola. 23-vjeçari pritet të largohet nga Milani në fund të sezonit, pasi po heziton ta pranojë rinovimin e kontratës me ekipin italian.
Ai ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, ndërsa është pjesë e klubit prej vitit 2019. Leao edhe këtë sezon ka vazhduar me formën e mirë, ku në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë po aq asistime.