Pas Real Madridit, Paris Saint-Germainit e Bayernit, edhe Manchester City ka shprehur interesim për sulmuesin Rafael Leao, ka raportuar “Foot Mercato” të martën. Bëhet e ditur se City po përgatit një ofertë të majme për ta bindur Milanin në lirimin e tij, ndonëse portugezi konsiderohet i pashitshëm.
Te City po e shohin Leaon si zëvendësim për Raheem Sterlingun, i cili ka kërkuar largimin gjatë kësaj vere nga kampioni i Anglisë. Leao ishte njëri prej lojtarëve kryesorë te Milani, që këtë edicion e fitoi titullin e kampionit në Serie A.
22-vjeçari pati 14 gola e 12 asistime në të gjitha garat, kurse me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2024.
Artikuj të ngjashëm